Gjakovë/ Të nxehtit e verës alivanos 17 punëtore në një fabrikë

Temperaturat e larta të verës në një vend të punës jo çdo herë ndikojnë për të mirë. Kjo sepse mund të shkaktojë lodhje të shumta, e ndonjëherë edhe alivanosje. Një gjë e tillë ka ndodhur dje në një fabrikë në Gjakovë,

Policia në njoftimin për media bën të ditur se gjatë ditës së djeshme katër punëtore të një fabrike kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Gjakovës pasi ishin alivanosur në vendin e tyre të punës, si pasojë e temperaturave të larta.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që punëtoret e kësaj fabrike alivanosen në vendin e tyre të punës.

Ditë më parë një numër prej 13 punëtoresh kanë kërkuar ndihmë në spitalin e Gjakovës, pasi të njëjtat ishin alivanosur në vendin e tyre të punës.

Pas paraqitjes së këtyre rasteve Inspektorati Komunal dhe Prokuroria kanë ndërprerë punën e kësaj fabrike