Në këto ditē të nxehta, banorët e kësaj lagje në Klinë pa ujë

Ka disa ditë që temperaturat e larta janë prezente në vendin tonë, por dikush po e ka edhe më të vështirë përballimin e këtij të nxehti.

Banorët e lagjes “Agron Palucaj”, gjegjësisht banuesit në banesën e veteranëve në Klinë, janë në mungesë të ujit.

Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për Klina Info duke thënë se u është vështirësuar jeta sidomos në këto ditët e fundit, derisa s’kanë marrë asnjë arsyetim nga Komuna.

Po ashtu gjendje e tillë sipas tyre ishte edhe gjatë karantinës.