Esat Raci mbështet femrat e “Dukagjinit”: Po i japin krenari qytetit tonë

Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esat Raci, përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se është takuar me futbollistet e talentuara të Klinës.
Ai ka thënë se femrat e “Dukagjinit”, po i japin Klinës krenari.
Derisa ka premtuar që bashkë do të punojnë edhe për sportin.
Ky është postimi i plotë:

Në mesin e kampioneve të klubit të futbollit të femrave “Dukagjini”, të cilat i japin krenari qytetit tonë. Ndonëse është klub i ri, dy herë është kampion në grupmoshat e reja dhe dy herë nënkampion. Edhe në kampionatin e sivjetmë vjeshtor është nënkampion. Tetë vajza të klubit “Dukagjini” janë pjesë e kombëtares së Kosovës, që kanë hyrë në histori me pjesëmarrjen në kualifikimin evropian, duke kaluar në listën A të kategorisë U17.
Kampionët do t’i shtohen Klinës në të ardhmen, sepse në qeverisjen time do të rriten subvencionet për të gjitha klubet sportive.
Bashkë për sportin e Klinës. Bashkë për Klinën kampione.