Kosova mëson kundërshtarët në Ligën e Kombeve, do të luaj kundër Greqisë

Kosova ka mësuar kundërshtarët për sezonin e dytë të Ligës së Kombeve që do të filloj nga muaji shtator.

Pas suksesit historik në sezonin e parë, Dardanët janë gati për të përsëritur për herë të dytë, kësaj radhe me kundërshtar më të fortë.

Pas shortit, Kombëtarja e Kosovës është rreshtuar në grupin 3 të Ligës C së bashku me Moldavinë, Sloveninë dhe Greqia.

Ndeshjet e fazës së grupeve do të luhen në muajt shtator, tetor dhe nëntor të këtij viti.

LIGA C

1. Azerbajxhani – Luksemburgu – Qipro – Mali i zi

2. Armenia – Estonia – Maqedonia – Gjeorgjia

3.  Moldavia – Slovenia – Kosova – Greqia

4. Kazakistani – Lituania – Bjelorusia – Shqipëria

SHARE