Moti sot me shi dhe erëra të fuqishme

Në Kosovë sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe lokalisht të ketë reshje shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Sipas Meteo Kosova, era do të fryjë nga kuadrati i juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-80 km/h. Parashihet të ketë dëme materiale në zona të caktuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C.