Tre persona kapen me marihuanë në Skenderaj, përfundojnë në Polici

Konsumimi i drogës dhe mbajtja e armëve pa leje është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.

Raste të tilla zbulohen pothuajse çdo ditë në të gjitha qytetet në Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar në fshatin Klinë e Epërme në Skenderaj, ku disa zyrtarë policorë civilë në atë zonë ka ndalur për kontroll një veturë.

Sinjali mëson se gjatë kontrollit në veturën ku ndodheshin tre persona, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarve është iniciuar rasti për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit