Vdes 72 vjeçari në motel: Gruaja që ishte me të ikë nga vendi i ngjarjes 09/01/2020 | 11:17

Një 72 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Gjilan, ku gruaja me të cilën ishte ai është larguar nga vendi i ngjarjes,

Mësohet se i moshuari ishte i rrethinës së Gjilanit.

Ky rast është përfshirë edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar.  Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes  ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.