Keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para, arrestohet

Një 32 vjeçar me inicialet V.R është arrestuar në Fushë Kosovë, i dyshuar për keqpërdorim të besimit brenda një kompanie dhe ka arritur të përvetësojë një shumë parash.

Rast është denoncuar dje në polici.

“Ka qenë reagimi i shpejtë i hetuesve ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar: V. R., 32 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i janë gjetë dhe sekuestruar një shumë e parave. Derisa po vazhdon puna e hetuesve rreth rastit, i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.