Ronaldo mposht Interin, Juventusi me një këmbë në finale të Kupës së Italisë

Përfundon gjysëmfinalja e parë në Kupën e Italisë mes Interit dhe Juventusit, ku kjo e fundit fitoi me rezultat 1:2, shkruan Sporti në Sinjali.

Golin për Interin e shënoi pas vetëm 9 minutave argjentinasi, Lautaro Martinez.

Pas këtij goli, Juventusi u tregua skuadër më e vendosur dhe më konkrete dhe arriti që ta përmbysë rezultatin.

Fillimisht në minutën e 26’ Cristiano Ronaldo e barazoi rezultatin në 1-1 nga penalltia dhe pastaj po i njëjti e kaloi Juventusin në epërsi në minutën e 35’ pas një gabimi të Bastonit në mbrojtje.

Ndeshja kthyese ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet më 9 shkurt në Torino.