Gashi kritikon Kurtin: Nuk qeveriset shteti me sondazhe

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka hedhur kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Gashi ka thënë se nëse fiton Vetëvendosje, Kosova do të jetë në rrezik.

“Nëse fiton Vetëvendosje, Kosova në rrezik, Albin Kurti nuk ishte fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit, ai vetëm doli i pari”, tha ai.

Gashi thumboi VV-në duke shtuar se nuk qeveriset shteti me sondazhe.

“Ata çdo vendim e marrin duke bërë sondazhe, nuk qeveriset shteti me sondazhe”.

Ai kritikoi edhe Albin Kurtin, ku sipas tij, po vihet në pikëpyetje Kosova si shtet sovran dhe i pavarur.

Tutje, Gashi u shpreh se Kosova është ndërtuar mbi idealet e lirisë dhe pavarësisë.