Stambolli vishet “Kuq e Zi, Luiza Gega u shpall kampione e Ballkanit

Atletja shqiptare, Luiza Gega, e ka dominuar Kampionatin Ballkanik në atletike në Sallat e mbyllura.

Gega i fitoi dy të arta në disciplinat 1 mijë e 500 dhe 3 mijë metra.

Kështu ajo u shpall kampione e Ballkanik në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë.

35 vjeçarja ka arritur një rekord tjetër duke u stolisur me hiç më pak se 10 medalje të arta në Kampionatet e Sallave të mbyllura.