Drejtori i Arsimit, Enver Gashi, mbajti takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Klinës

Drejtori i Arsimit, z. Enver Gashi, ka mbajtur sot takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Klinës.
Temë diskutimi i këtij takimi ishte fillimi i vitit shkollor 2021-2022, ku u diskutua lidhur me përgatitjet higjiene-teknike të shkollave, furnizimi me tekste shkollore, hapen e konkursit plotësues për regjistrimin e nxënësve në klasë të X-ta, harmonizimin e programit me vendimet e Qeverisë së Kosovës dhe mbrojtje sipas masave të ISHPK-së, etj.

Drejtori Gashi ka falënderuar të gjithë drejtorët për punën dhe angazhimin e tyre në realizimin e procesit mësimor, përkundër vështirësive të krijuara nga pandemia me Covid-19.

Gjithashtu, drejtori Gashi apeloi që i gjithë stafi i shkollave të vaksinohen, që të arrijmë të krijojmë një ambient të sigurt për gjithë nxënësit dhe të tjerët.