Banorët e Klinës me kërkesë për trotuar

Banorët e rrugës “Ali Zeqiri” në Klinë thanë për Klina info se janë në kërkim të shtruarjes së trotuarit në këtë rrugë. Sipas tyre kjo rrugë është mjaftë e rrahur nga njerëzit, sidomos nga fëmijët, gjë që paraqet rrezik të madh. Nuk harruan të cekin se edhe për arsye të dëmtimit të rrugës, veturat anojnë për t’iu ikur gropave, e që lënë fare pak vend për të kaluar këmbësoret. Ata janë të shqetësuar për këtë rast dhe kërkojnë nga komuna që të marrë masa./Klina.info/