MISIONI KFOR: donacion në mbështetje të popullatës

Komunikatë per shtyp

MISIONI KFOR: donacion në mbështetje të popullatës

11- 26 gusht 2021

Në dhjetëditëshin e dytë dhe të tretë të gushtit, në komunat e Rahovecit dhe të Klinës u kryen disa donacione nga njësia italiane e komandës shumëkombëshe të misionit të KFOR -it, ku aktualisht shihen të angazhuar kryesisht parashutistët e Brigatës Folgore me “Djajtë e Verdhë” të Regjimentit të 185të të Artilerisë së Parashutistëve.

Donacioni në komunën e Rahovecit ka të bëjë me ndërtimin e pompave të ujit për furnizimin me ujë për banorët e fshatit Hoqe e madhe. Kjo punë u realizua që të rrisë kapacitetin e ofrimit të shërbimeve thelbësore për të gjithë popullsinë dhe në të njëjtën kohë, të bëjë më efektiv furnizimin e fshatit me ujë.

Me rastin e përurimit të punimeve, nënkoloneli Mario Longo, komandant i batalionit të manovrës së RC-W, në prani të kryeplakut të fshatit Miroslav Lukic, shprehu rëndësinë e këtyre projekteve të bashkëpunimit civilo-ushtarak dhe në veçanti tha se “realizimi i sistemit të pompave të ujit do të ndihmojë shumë familje serbe që të përdorin më lehtë burimin e ujit, një pasuri e çmuar për të gjitha aktivitetet njerëzore”.

Aktivitete të tjera të bashkëpunimit civilo-ushtarak u zhvilluan nga kontigjenti italian në javën e tretë të gushtit në komunën e Klinës. Në këtë kontekst, pati një shpërndarje të materialit didaktik, veshje dhe lodra në jetimoren e quajtur “Shtëpia Leskoc”.

Komandanti i RC-W, Kolonel Andrea Bertazzo, me rastin e donacionit për jetimoren, deklaroi se “kjo strukturë përfaqëson një realitet të rëndësishëm që ofron një shërbim pritës thelbësor në zonë, të organizuar në modelin e një ferme moderne, e cila me laboratorët e saj përgatit për punë vajza dhe djem pa dallime, të cilët tashmë janë rritur, përbën një strukturë shumë të rëndësishme të bashkëpunimit ndërfetar dhe etnik në vend”.

Bazuar në këto parime, ushtarët italianë në Kosovë, përveç punës së përditshme për të monitoruar zonën e përgjegjësisë për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes, ndihmojnë në mbështetjen e realiteteve lokale.
KFOR-i është misioni më afatgjatë i NATO-s dhe gjithashtu më i madhi për sa i përket numrit ushtarak. Italia aktualisht është kontribuesi i parë në mision dhe mban komandën për herë të 12 -të, të 8-tën me radhë; nga 3,700 ushtarët e angazhuar në KFOR, rreth 630 janë italianë, me një përfaqësim të personelit që i përkasin të katër Forcave të Armatosura.

Puna në grup dhe kohezioni janë karakteristikat e nevojshme për t’iu përgjigjur më së miri mandatit të marrë, cilësi që ushtria italiane ka qenë në gjendje të shprehë në kuptimin më të ngushtë të motos “As one we progress”, krijuar për KFOR XXV nga gjeneralmajor Franco Federici, komandant aktual i Forcës së Kosovës”.