LDK nuk merr vesh, gjobitet përsëri me 2000 euro

Gjoba prej 2000 eurosh nuk po i ndal Lidhjen Demokratike të Kosovës që të organizojë tubime elektorale.

Kjo parti është dënuar gjatë ditës së sotme për herë të dytë nga Inspektorati i Prishtinës.

Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Inspektorati i Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi. Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani.

Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se përveç LDK –së, edhe AAK e NSIMA janë gjobitur nga Komuna e Prishtinës pasi që kanë thyer masat kufizuese.