Tabela e Superligës së Kosovës pas xhiros së 34-të

Sot e diele janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës nga të cilat edhe është kompletuar xhiro e 34-të e këtij kampionati për sezonin 2021/22.

Gjilani e mposhti Llapin me rezultat 4-2 në kryendeshjen e kësaj jave, Prishtina triumfoi ndaj Ulpianës, kurse në një ndeshje shumë të rëndësishme për mbijetesë Malisheva dhe Drenica luajtën baraz pa gola në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë, raporton TV Malisheva,

Ballkani, që tashmë është shpallur kampion, me fitoren ndaj Feronikelit ka arritur në kuotën e 73 pikëve. Kampioni pasohet nga Gjilani me 62 pikë, Drita me 587, Llapi me 54 dhe Prishtina me 48 pikë.

Në vendin e gjashtë pozicionohet Dukagjini me 46 pikë, pastaj vijnë Malisheva dhe Drenica me nga 44 pikë, kurse Ulpiana dhe Feronikeli që tashmë kanë rënë një kategori më poshtë e mbyllin tabelën me nga 24, përkatësisht 12 pikë.

SHARE