Zemra e Diasporës rreh për Klinën – më 9 Nëntor marshojmë për Sokol Bashotën

Zemra e Diasporës rreh për Klinën – më 9 Nëntor marshojmë për Sokol Bashotën

Gazmend Kryeziu
Veteran i UÇK-së
Kryetar i Nëndegës së Partisë Demokratike të Kosovës në Diasporë
për qytetet: Sindelfingen, Böblingen, Calw, Pforzheim, Leonberg dhe Nagold

Pforzheim, Gjermani – 01.11.2025

Të nderuar qytetarë të Klinës,
Të dashur bashkëkombës, miq e dashamirë të Komunës sonë,
Të gjithë ju anëtarë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës në Diasporë,

Ju bëjmë thirrje që më 9 nëntor të marshojmë bashkë drejt Klinës – për të mbështetur njeriun e punës, të përkushtimit dhe të besës, z. Sokol Bashota.

Sot flasim për një njeri që e ka dëshmuar me vepra dashurinë për vendin, për Komunën e Klinës dhe për çdo qytetar të saj.
Z. Bashota nuk është thjesht një emër në listë – ai është një njeri që në çdo hap të jetës së tij ka treguar se atdheu është mbi gjithçka.

Në ditët më të vështira për Kosovën, ai ka qenë pranë popullit të vet – me punë, me angazhim e me sakrificë.
Si kryetar i Komunës, Sokol Bashota ka ditur të ndërtojë ura bashkëpunimi, të zhvillojë projekte që kanë lënë gjurmë dhe, mbi të gjitha, të dëgjojë hallet e qytetarëve.

Sot, Klinës i duhet sërish një udhëheqës me përvojë, me vizion të qartë dhe me dashuri të sinqertë për vendlindjen.
Z. Bashota është njeri i ndershëm, i përkushtuar dhe me zemër të madhe për njerëzit e Klinës. Ai nuk premton për të marrë, por për të dhënë – për të punuar me shpirt për zhvillimin e Komunës sonë.

Ata që e njohin e dinë se për të fjala e dhënë është ligj.
Ai nuk i ndan qytetarët sipas bindjeve politike, por i bashkon për të mirën e përbashkët – për Klinën që duam të gjithë.

Sa i përket kundërshtarit politik, z. Zenun Elezaj, e respektojmë si bashkëqytetar dhe si njeri që ka shërbyer për Komunën tonë.
Por e vërteta është se gjatë viteve të tij në krye të Klinës, i ka munguar vizioni, zhvillimi i premtuar dhe fryma e bashkimit.
Shumë premtime mbetën në letra, ndërsa projektet nuk morën formën që qytetarët e prisnin.

Klinës i duhet më shumë se administrim – i duhet drejtim, frymë e re dhe përvojë e dëshmuar.
Prandaj, në këto zgjedhje, ne nuk zgjedhim vetëm një emër, por zgjedhim rrugën drejt përparimit.
Zgjedhim burrin që nuk dorëzohet përballë sfidave, zgjedhim Sokol Bashotën –
Njeriun e vendit, njeriun e Klinës, njeriun e Kosovës.

Gazmend Kryeziu
Kryetar i Nëndegës së PDK-së në Diasporë
(Sindelfingen, Böblingen, Calw, Pforzheim, Leonberg, Nagold)
01.11.2025 – Pforzheim, Gjermani

🔴 Artikull i sponsorizuar.