VAZHDON PASTRIMI DHE DEZINFEKTIMI I HAPËSIRAVE PUBLIKE NË KLINË

Në Klinë sot ka vazhduar pastrimi dhe dezinfektimi i hapësirave publike, si masë parandaluese ndaj përhapjes së virusit.

Pastrimi dhe dezinfektimi është bërë në sheshet “Mujë Krasniqi”, “Nëna Terëzë”, “Faruk Elezi” dhe në rrugët tjera të qytetit.

Më këtë rast, Elezaj theksoi se institucionet komunale po angazhohen me përkushtim të madh për sigurimin e kushteve higjienike dhe njoftoi se pastrimi dhe dezinfektimi do të vazhdojë në të gjitha hapësirat dhe objektet publike.