Tragjike/ Vritet 15-vjeçari kosovar në Angli

Një djalë 15-vjeçar me origjinë nga Kosova, E.G ka vdekur pasi është therur me thikë në një park lojërash në Slough, një qytezë pranë Londrës, të shtunën.

E.G vdiq nga një plagë me thikë në gjoks, tha Policia britanike, raporton BBC.

15-vjeçari u gjet i plagosur në Salt Hill Park, Slough, rreth orës 18:30 të shtunën.

Policia tha se një 15-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e E.G. Një tjetër i ri, gjithashtu 15 vjeç, është liruar pas arrestimit lidhur me dyshimet për vrasjen.