Moti për këtë javë

Prishtina Weather ka njoftuar se në fillim të kësaj jave do të ketë mot të qëndrueshëm, me diell e vranësira. Nga e enjtja, pritet të fillojnë reshjet e shiut.

Edhe java e tretë e muajit nëntor, nuk pritet të sjellë ndonjë ndryshim të theksuar të situatës sinoptike mbi vend. Do të mbetet mot i qëndrueshëm, ditëve të para me diell e vransira, orëve të mëngjesit ditën e hënë edhe me mundësi për mjegull në ultësira.

Të enjten pasdite dhe në mbrëmje shfaqen mundësi për reshje të dobëta shiu, por që pas mesnate pushojnë.

Fuqizimi i erës ditëve të para të javës mund të zbusë pak situatën e përkeqësuar me cilësinë e ajrit, pasi që indeksi i cilësisë së ajrit pasditen e së hënës dhe të martën, do të jetë edhe në vlera mesatare apo edhe të pranueshme.  Nga dita e mërkurë sërish pritet përkeqësim, me mungesë të erës, ku indeksi kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

16.11 – Paradite më shumë vransira, e pasdite dhe në mbrëmje me kthjellime.

17.11 – Kryesisht me diell, e vransira kalimtare më vonë.

18.11 – Kryesisht me vransira. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta lokale shiu.

19.11 – Kryesisht me vransira, pa të reshura, e gjatë ditës intervale me diell.

Temperaturat minimale luhaten nga 0C deri 4C, e maksimalet në një rënie graduale e luhaten ndërmjet 10C e 13C.

Ditëve të para do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja e juglindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të rritura mbi normale.

SHARE