Alarmante/ Vetëm sot nga testimet e COVID-it në QKMF në Klinë, 130 raste pozitive

Njoftim-Vazhdojnë Testimet për COVID 19

Në QKMF-në ne Klinë vetem gjate javes se fundit ka pasur nje vershim te rasteve me shenja per COVID 19.
Ka vazhduar Testimi rapid i të gjithë personave qe vizituar QKMF e ne veqanti nxenësve të Komunës se Klinës.
Vetem sot jane testuar 466 pacientë prej tyre kane dal pozitiv 130.
Deri me tani aktiv me COVID 19 në Kline jane 703 persona ku 2 prej tyre gjinden ne Spitalin e Pejës.
Kerkojmë nga qytetarët e Komunês se Klinës qe te respektojnë masat per Covid 19.
Vendosja e maskave brenda institucionit të QKMF-së eshte obligative për cdo qytetar.
Shfrytezojmë rastin të falenderojmë stafin shëndetesor për nje angazhim maksimal ,e ne veqanti Sektorin e Diagnostikës-Laboratorit për nje punë të jashtëzakonshme.

Me respekt,
Drejtoria