Arlind Berisha mposht kundërshtarin nga India për 20 sekonda (VIDEO)

Arlind Berishës në Kampionatin Botëror i janë nevojitur vetëm 20 sekonda për ta mposhtur kundërshtarin nga India, Mohit Agarwal.

Berisha është duke marrë pjesë për herë të parë në këtë kampionat dhe synon që të rrëmbejë medalje, duke u bazuar në suksesin që kishte gjatë vitit 2021.

Neser pritet ndeshja kryesore e këtij kampionati apo finale para finales në mes të kosovarit Arlind Berisha dhe rusit me nënshtetësi të Bahrainit, Rasul Magomedov.

Berisha, vitin e kaluar, fitoi medaljen e artë në Kupën e Botës, që u mbajt në Pragë, duke ia sjellë Kosovës medaljen e parë në këtë sport.

Në këtë kampionat, i cili është shtyre vitin e kaluar për shkak të pandemisë, do të marrin pjesë afërsisht 450 garues nga 49 shtete të ndryshme të botës.