Aksioni në Shtërpcë, mbi 100 mijë euro të sekuestruara, konfiskohen vetura dhe gjëra me vlerë

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës.

Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë persona.

Në anën tjetër, burimë të Indeksonline bëjnë me dije se në këtë aksion janë sekuestruar mbi 100 mijë, disa vetura dhe gjëra tjerë me vlerë.

Indeksonline që nga orët e mëngjesit ka raportuar ekskluzivisht për këtë aksion të madh të Policisë së Kosovës.