Dukagjini rikthehet në shtëpi për ndeshjen e radhës, të dielën pret Malishevën

Pas javëve me përballje të vështira, të dielën skuadra e Dukagjinit do të kërkojë një tjetër fitore përpara tifozëve të saj.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 2 nëntor 2025, në orën 13:00, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, në kuadër të javës së dymbëdhjetë të AlbiMall Superligës.

Kundërshtar i radhës do të jetë skuadra e Malishevës, që pritet të sjellë një sfidë të fortë dhe me intensitet të lartë.

Dukagjini synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të siguruar tre pikë të rëndësishme në garën e kampionatit.

Skuadra është e motivuar dhe gati të japë maksimumin për të vazhduar me rezultate pozitive.