Frasher Brahimaj merr përkrahjen në Istog, premton mbështetjen e bujqve

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Frasher Brahimaj, ka qëndruar në fshatin Kaliqan në Istog.

Brahimaj ka marrë mbështetjen e banorëve të këtij fshati,

“Pritje shumë e ngroht nga banorët e fshatit Kaliqan. Gjatë takimit me banorët e fshatit Kaliqan, i sigurova se do të angazhohem në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit. Kjo mund të gjeneroj të ardhura për banorët e kësaj ane dhe të hapen vende pune. Gjithashtu i sigurova qe do të jem zëri i tyre në Kuvend, duke e adresuar çdo kërkesë të tyre, për mirëqenien e tyre”, ka shkruar ai.