Bashkëluftetarët në përkrahje të Lahi Brahimajt

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së njëherit ish gjenerali i UÇK’së, Lahi Brahimaj ka marrë mbështetje të madhe nga bashkëluftëtarët.

Brahimaj ka thënë se është vlerësuar shumë nga pritja që i kanë bërë.“Organizimin që më kishin bërë mbrëmë bashkëluftetarët më bëri të ndjehem shumë i vlerësuar dhe i nderuar.

Faleminderit nga ju vëllëzër të armës, me ju nuk kam pasur frikë të rrugëtoj në ditë të vështira, kam qenë, jam dhe do të jem shumë i fuqishëm me ju në krah.

Dalshim faqebardhë edhe në këtë rrugëtim”, ka shkruar ai.Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit Lahi Brahimaj garon me numrin 22 në listën e AAK’së.