‘Norma’ rezulton pozitive me Covid-19, kjo është gjendja e saj

Aktorja e njohur kolumbiane, Danna Garcia, ka rezultuar pozitive me virusin Covid-19.

Garcia njihet për rolin e saj si “Norma” në serialin e njohur “Pasionet e Fshehëta”.

Mediat latine bëjnë të ditur se gjendja e saj tashmë është përmirësuar, ndërsa aktorja ka falenderuar të gjithë për interesimin e shfaqur.