Mehaj jep dorëheqje, zëvendësohet nga Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, do të zëvendësohet në postin e shefit të këtij dikasteri qeveritar nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Kështu merr vesh Klankosova.tv nga burimet e saj. Po sipas këtyre burimeve, Mehaj qe një kohë të gjatë ka bërë me dije synimin e tij që të dorëhiqet nga pozita e ministrit të Mbrojtjes.

Mehaj me profesion ushtarak, erdhi nga Norvegjia në Kosovë për ta drejtuar këtë ministri. Ai qëndroi në krye të saj që nga marsi i vitit 2021./