U zëvendësua në pjesën e dytë, ja çfarë ndodhi me Arb Manaj

Arb Manaj është njëri ndër sulmuesit më të mirë në Superligën e Kosovës në futboll, këtë e tregoi edhe gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Ballkanit.

Sulmuesi i Trepçës 89 arriti të shënoj edhe golin e vetëm të mysafirëve nga pika e bardhë, në humbjen që ata e pësuan nga Ballkani me rezultat 3:1.

Mirëpo, tekniku mitrovicas Shpëtim Idrizi vendosi që ta zëvendësoj Manaj menjëherë në fillimin e pjesës së dytë.

I pyetur nga IndeksOnline për një lëndim të mundshëm, vet Manaj e mohoi një gjë të tillë.

“Nuk kam diçka serioze, por e kisha një problem në aduktor para takimit të djeshëm, dhe kjo ka qenë arsyea pse trajneri nuk ka dashur të rrezikon diçka me mua. Gjithsesi, për ndeshje ndaj Flamurtarit jam i gatshëm të jap kontributin tim”, tha Manaj.

Manaj ka arritur që gjatë këtij stinori të Superligës të shënoj 13 gola./