Gjendet pa shenja jete një 60 vjeçar afër Liqenit të Radoniqit në Gjakovë

Një person është gjetur pa shenja jete para një ore në afërsi të Liqenit të Radoniqit në Gjakovë, njoftojnë

Lajmin për media e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se viktima është gjetur para një ore, derisa njësitet e Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Gazeta Sinjali merr vesh se viktima është i moshës rreth 60 vjeçare.