“Malli”, kënga e re e Kidës

Orhidea Latifi e njohur me emrin artistik si Kida, është njëra ndër artistet më të dashura shqiptare.

Artistja tash e sa ditë është duke paralajmëruar projektin e ri muzikor me imazhe e fotografi, që po i publikon në rrjetet sociale, transmeton Gazeta Sinjali.

Së fundmi në profilin e saj  në Instgram, Kida ka publikuar dy fotografi, përmes të cilave ka zbuluar se kënga quhet “Malli”.

“Shtrihuni derisa Malli të dalë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografive.

https://www.instagram.com/p/B4nHlctBFC6/?utm_source=ig_web_copy_link

Kida nuk ka bërë të ditur detaje të tjera rreth këtij projekti dhe mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur ajo për publikun./Klina info/