Çmenduri, voziti mbi 240 km/h, policia i doli në rrugë, ky ikën dhe i shanë keq (Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Ardian M Asllani, para pak orësh ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, teksa shihet se vozitësi i veturës BMW ka arritur shpejtësinë mbi 240 km/h.

Përkundër përpjekjeve të policëve të trafikut për ta ndaluar veturën, shoferi i saj ikën me shpejtësi, përderisa dikush dëgjohet duke i sharë keq policët.

Nuk dihet lokacioni i saktë se ku ka ndodhur ky rast dhe nëse policia e ka identifikuar personin që e bëri këtë veprim.