Dështon votimi në parim i projektligjit për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur që ta kalojë në parim Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

“Vetëm 41 deputetë kanë marrë pjesë në këtë votim, rrjedhimisht do të bartet si pikë për të cilën votojmë sërish në seancën e radhës”, tha kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Ky projektligj nuk kishte arritur të kalonte as në njërën prej seancave të Kuvendit gjatë sesionit pranveror të punës, për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë projektligj parashihet edhe ndryshimi ligjor që do të mundësonte tërheqjen prej 10 për qind të mjeteve në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës – Trust, nga ana e qytetarëve.

Mundësia për këtë ndryshim ligjor është bërë për shkak të pasojave ekonomike nga situata me pandeminë COVID-19.

SHARE