Zvicra ua zgjat mandatin ushtarëve në KFOR deri në vitin 2026

Dhoma e Lartë e Asamblesë Federale të Zvicrës ka vendosur që të zgjasë dislokimin e forcës paqeruajtëse zvicerane në Kosovë deri në vitin 2026, mandati i së cilës do të skadonte deri në fund të vitit.

KFOR-i duhet të jetë ende në Kosovë, për shkak të brishtësisë së situatës, theksoi përfaqësuesja e partisë zvicerane Aleanca e Qendrës, Andrea Gmur-Schonenberger, në emër të Komisionit për Politikë të Sigurisë, raporton “tvsvizzera”.

“Është në interesin e Zvicrës që të vazhdojë përdorimin e Swisscoy, i cili është i integruar në KFOR, veçanërisht për arsye sigurie”, tha Këshilli i Shteteve.

Po ashtu, Thierry Burkart, deputet i Partisë Radikale Liberale (FDP) në Zvicër, ka folur për diasporën e madhe kosovare në Zvicër. Ai tha po ashtu se një konflikt i armatosur në Ballkan mund të zhvendosë mijëra njerëz.