HASAN BERISHA I BASHKOHET LËVIZJES VETËVENDOSJE !

Në kuadër të Javës së Lëvizje, LV në Klinë ka pritur dhjetra anëtarësime së bashku me deputetin Rexhep Selimi.

Por, Lëvizja VETËVENDOSJE! siç duket sot ka pasur një anëtarësim të veçant. E këtë e tregon edhe postimi zyrtar në faqen e tyre.

Hasan Berisha, njeriu i cili njihet për rezistencën e tij ndaj okupatorit serb në vitet ’90 dhe i pari që ngriti flamurin kombëtar në stacionin policor të Klinës, moment i cili shenon Ditën e Çlirimit të Klinës.