Aksident i rëndë në autostradë në hyrje të Prishtinës, një i vdekur e katër të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orën 21:45 në afërsi të daljes së autostradës “Ibrahim Rugova” në veri të Prishtinës, ku vdiq një person dhe katër të tjerë u lënduan.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin, duke potencuar se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, shkruan lajmi.net.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj, për media ka konfirmuar edhe lëndimin e disa personave të tjerë, që po trajtohen në QKUK.

“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në hyrje-dalje Mazgit-Fushë.

Policia thotë se në aksident janë përfshirë dy vetura, të cilat po lëviznin në drejtimin e njëjtë në autostradë kur u përplasën.

“Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor të Policisë së Kosovës dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, shtoi zëdhënësi Daut Hoxhaj.

Ndryshe, ditëve të fundit janë shtuar aksidentet me fatalitet në rrugët e Kosovës, pasi javë më parë vdiqën disa persona në aksidente të ndara.