Elezaj viziton shtëpinë që u dogj mbrëmë në Përqevë, ndanë ndihmë financiare për familjen

Kryetari Komunës së Klinës, Zenun Elezaj përmes një postimi të bërë në FB ka njoftuar se sot ka vizituar shtëpinë që mbrëmë mori flakë në Përqevë.

Elezaj thotë se në kuadër të kompetencave të tij si kryetar komune, do të ndajë një ndihmë financiare për familjen.

Ky është postimi i plotë:

Sot kam vizituar Ibush Gashin nga fshati Përqevë, shtëpia e të cilit është djegur mbrëmë.
Duke iu falënderuar intervenimit të shpejtë të ekipit të zjarrfikësve dhe banorëve është arritur që zjarri të ndalet.
Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime në njerëz, kurse dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në kuadër të kompetencave të mia si kryetar komune, do të ndajë një ndihmë financiare për familjen.
Po ashtu, do të formohet një komision për vlerësimin e shkaqeve dhe dëmeve.