Xavi flet për mundësinë e transferimit të Haaland dhe Mbappe

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për mundësinë e transferimit të Erling Haaland dhe Kylian Mbappes në ”Camp Nou”.

Tekniku spanjoll ka dëshpruar fansat e skuadrës katolonase, duke thënë se nuk mëndon për transferim e dy superyjeve, pasi klubi nuk mund ti përballojë këta lojtarë,

“Haaland apo Mbappé? Ne nuk mund të mendojmë për Haaland ose Mbappé për t’u bashkuar me Barçën tani. Ne nuk mund t’i përballojmë këta lojtarë, për fat të keq. Jam i lumtur me lojtarët që kam. Duhet të arrijmë nivelin tonë më të mirë pasi në këtë klub duhet të jemi gjithmonë në nivelin e lartë.”, tha Xavi