Mediat ndërkombëtare reagojnë për vdekjen në fushë të futbollistit të Egnatias

Vdekja tragjike e Raphael Dwamena, sulmuesit të Egnatias në Superiore, ka tronditur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Europë.

Reagimet duke shprehur ngushëllimet janë duke ardhur nga ish-klubet e tij, por edhe nga La Liga spanjolle pak çaste më parë. Tanimë, mediat e huaja prestigjoze si “Marca”, “Sportmediaset” etj, janë duke i bërë jehonë ndarjes nga jeta të bomberit 28-vjeçar.

“Sky Sport”: Shqipëri, Rafael Duamena vdes në moshën 28-vjeçare pas kolapsit në fushë, i shënoi Interit në verë.

“Tuttomercatoweb”: Tragjedi në fushë në Shqipëri, ndahet nga jeta ganezi Rafael Duamena pas kolapsit.

“Blick”: Ish futbollisti i Zyrihut Rafael Duamena vdes në mënyrë tragjike.

“Marca”: Rafael Duamena, ish-Zaragoza dhe Levante, humb jetën pasi pëson kolaps në një ndeshje në  Shqipëri.

“Kleine Zeitung”: Rafael Duamena humb jetën pas kolapsit në fushë.