Mbyllet me barazim kryendeshja ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit, ja rezultatet komplete

Dueli kryesor i xhiros së 20-të në Grupin A të Ligës së Parë ndërmjet Malishevës dhe Dukagjinit ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0,

Fitore të rëndësishme kanë regjistruar Trepça dhe Istogu ndaj A&N, rrespektivisht Vëllaznimit.

Në Grupin B janë shënuar rezultate tejet interesante. Dardana dhe Vllaznia e Pozheranit kanë marrë nga një fitore tejet të rëndësishme ndaj KEK-ut, rrespektivisht Ferizajt.

2 Korriku ka triumfuar në udhëtim ndaj Kikës me rezultat të thellë 3-0, ndërkohë dueli ndërmjet Ulpianës dhe Vitisë është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Rezultatet e xhiros së 20-të:

Grupi A

Trepça – A&N 5-3
Vëllaznimi – Istogu 0-2
Malisheva – Dukagjini 0-0

Grupi B

Dardana – KEK-u 3-0
Vllaznia Pozheran – Ferizaj 1-0
Kika – 2 Korriku 0-3
Ulpiana – Vitia (Shtyhet për ditën e hënë)