Java e Filmit në Klinë përfundon me dy filma të regjisorit Klinas

Këtë të premte, në kuadër të aktiviteteve për shënimim e “Javës së Kulturës”, organizuar nga komuna e Klinës, përkatësisht drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, do të shfaqen dy filmat e regjisorit të ri nga Klina, Dardan Kabashi, “Lulja që nuk vyshket” dhe “Pema e jetës”.

Filmat do të shfaqen në hapësirat e shtëpisë së Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, me fillim nga ora 15:00.

I mirëpresim gjithë filmdashësit.