Pejë: Bien në prangat e Policisë katër të rinj, kapen me substanca narkotike

Katër të rinj nga Peja kanë përfunduar mbrëmë, pas mesnate, në Polici pasi në veturën e tyre u gjetën substanca narkotike të dyshuar marihuanë,

Veturën në të cilën ndodheshin të dyshuarit, Policia e ndaloi në rrugën “Jeton Dedushaj” të Pejës, rreth orës 12:30. Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se pas kontrollimit brenda automjetit, katër të dyshuarit janë prangosur dhe janë dërguar në Drejtorinë rajonale të Policisë në Pejë.

Sinjali mëson se njëri nga të dyshuarit është intervistuar mbrëmë, derisa tre të tjerët kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë sot në mëngjes.

Prokurori nga Departamenti i Përgjithshëm ka urdhëruar që të rinjtë të ndalohen për 48 orë dhe ndaj tyre të hapet rasti si “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.”