Enver Hoxhaj prezanton nesër programin Rimëkëmbje në Klinë

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj do jetë nesër në Klinë,shkruan Klina.info.

Partia Demoraktike e Kosovës, dega në Klinë ka njoftuar se Hoxhaj do ta prezantojë programin Rimëkëmbje, nesër në orën 19:30, në Shkollën e Mesme Teknike “Fehmi Agani”.

Ky është njoftimi:
Të dashur qytetarë të Klinës, struktura dhe simpatizantë të PDK-së, ju ftojmë të jeni pjesëmarrës në takimin që mbahët nesër në Klinë.

Më 29.01.2021, në Shkollen e Mesme Teknike “Fehmi Agani”, Klinë.

Ju mirëpret kryeministri i ardhshëm i Kosovës #Enver Hoxhaj dhe kryetari i degës Sokol Bashota së bashku me kandidatët për deputetë nga dega e Klinës.

Ardhja juaj dëshmon se koncepti i partisë sonë është ruajtja dhe forcimi i shtetësisë së Kosovës!/Klina.info/

#PDK

SHARE