Agresioni i Banjskës, detyrime për Serbinë veç përmes OKB-së (VIDEO

Në forma e mekanizma të ndryshme, brenda tetë ditësh, ai që u cilësua sulm i dhunshëm në Banjskë nga evropianët u dënua dy herë.

Si të premtën në konkluzat e nxjerrura në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian, edhe në rezolutën e miratuar në Parlamentin Evropian më 19 tetor kërkesa për Serbinë është e njëjtë.

Nga ajo lypet të bashkëpunojë në hetimin për zbardhjen e ngjarjes së 24 shtatorit. Por, as njëra as tjetra, s’kanë karakter obligues për shtetin që Kosova e akuzon për organizimin e sulmit.

Për këtë punë, Serbinë mund ta detyrojë veç rezoluta që do të merrte dritën e gjelbër në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, që po konsiderohet zor e arritshme, njofton Klan Kosova.

Por, ani se nuk sjellin ndonjë detyrim, Kosova mund të shoh hair nga konkluza e rezoluta evropiane.

Të premtën në Kuvend ishte planifikuar të diskutohej deklarata që mbështetë rezolutën e Parlamentit Evropian për Kosovën, por në seancë s’mori pjesë mazhoranca.