Zhduket që katër ditë një burrë në Klinë

Një djalë nga fshati Sferkë i Klinës ka raportuar në polici se ditë më parë babai i tij është zhdukur

Djali zyrtarëve policorë iu kishte thënë se babai i tij kishte probleme psikike dhe kur ka dalë nga shtëpia me datë 15 dhjetor, i njëjti nuk është kthyer më.

Rasti në Polici është iniciuar si “Person i zhdukur” dhe është ende nën hetime.