22 vite nga rënia heroike e Komandant Togut, në përkujtim merr pjesë edhe deputeti i VV-së, Agon Batusha

Sot janë mbushur 22 vite nga rënia heroike e Heroit të Kombit, Halil Ukaj, i njohur si Komandant Togu.

“MOS KE MERAK NËNA IME SE PO SHKOJ NË FRONT TË LUFTOJ E JO TË FSHIHEM” Kështu i kishte thënë Halili, nënës së tij në përshëndetjen lamtumirëse diten e 12 prillit.

Ndërsa për ta nderuar figurën dhe sakrificën e tij, në përkujtim të tij në qendër të Klinës, mori pjesë edhe deputeti i VV-së, Agon Batusha.
Halil Ukaj, me shumë bashkluftëtarë u vra vijën e parë të frontit, nga paramilitarët serbë. U vra pasi qëndroi deri në fishekun e fundit. Nuk u tërhoq edhe pse ishte duke e parë vdekjen me sy!