Hajdin Balaj mori pjesë në varrimin e nënës së heroit, Haki Morina

Sot,pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Zelfije Morina, e cila njëherit është edhe nëna e dëshmorit të Kombit Haki Morina.

Kjo NËNËMADHE Kreshnike, u bë krah e shok lufte që nga themelimi i celulave të para të UÇK-së.

Ajo, përkujdesej për shokët e ilegales, u gatuante bukë e u jepte zemër.

Prandaj sot për t’ia dhënë lamtumirën asaj, në varrim morën pjesë edhe dega e OVL UÇK-së në Klinë me kryetar Hajdin Balaj.

Balaj tha se nënë Zelfije jo vetëm që ia dha lirisë sonë djalin e saj, por nga duart e saj u ushqyen shumë bijë e bija.

Gjithashtu vëllai i heroit Haki Morina, Lutfi Morina ishte Komandant i UÇK-së.

Ceremonia e varrimit u bë sot në varrezat e fshatit Gllarevë.