Me qindra njerëz në pritje te mulliri i fshatit Pograxhë të Klinës.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, qytetarët e Klinës ja mësynë mullirit në fshatin Pograxhë për të blerë miell. Aty është një kolonë e gjatë e makinave dhe e njerëzve duke pritur në rend. Aty janë edhe policia duke mbajtur rendin. Një lexues i Klina info tha se aty mund t’i marrin vetëm nga 50KG miell./Klina info/