Reagon Vetëvendosje: Nuk i frikësohemi shkelmave të fundit të presidentit Thaçi

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi që truproja e Thaçit ka goditur një aktivist të kësaj partie, Veron Hasanin.

Përmes një postimi në Facebook, LVV-ja ka thënë se një regjim i tillë që nuk e duron të vërtetën, kritikën, dhe drejtësinë mund të sillet vetëm në këtë mënyrë,

Një regjim që nuk e duron të vërtetën, kritikën, dhe drejtësinë mund të sillet vetëm në këtë mënyrë. Lëvizja Vetëvendosje aktivistët dhe asnjë qytetar nuk ua ka frikën shkelmave të fundit të Pronto-Presidentit që ka humbur toruan. Së bashku me qytetarët ne do ta ndalim atë, dhe gjithë abuzuesit. “

Nga VV-ja thonë se aktivisti është rrahur në gjakosje, vetëm se ky i fundit ka guxuar të ngrejë zërin gjatë kohës kur Hashim Thaçi po mbante konferencë për media në shesh.