Arrin në Kosovë ministrja e Jashtme e Gjermanisë

Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Baerbock është pritur nga homologia kosovare Donika Gërvalla, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë

Kryediplomatja gjermane pritet të takohet pas pak në takime të ndara me presidenten e Kosovës, VJosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti me të cilin do të mbajë konferencë për media rreth orës 18:30